AKTUALITET

Balla me komunitetin shqiptar në Venecia: Vota e Diasporës, një hap i rëndësishëm për demokracinë shqiptare


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht edhe drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim të rëndësishëm me komunitetin shqiptar në Venecia, Itali.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në këtë takim, Balla prezantoi detaje mbi procesin e ri të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që diaspora mund të ketë në fuqizimin e demokracisë shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Për herë të parë pas 34 vitesh, qytetarët shqiptarë në diasporë do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet shqiptare, përmes një procesi të qartë dhe të verifikueshëm.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dhe është shumë e rëndësishme që secili prej jush të kuptojë që ky proces do të paraprihet përmes një procesi regjistrimi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Çdo shqiptar mbi 18 vjeç, me pasaportë apo kartë identiteti biometrike, do të mund të regjistrohet paraprakisht përmes një portali të dedikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Regjistrimi do të kryhet personalisht, dhe identiteti do të verifikohet përmes një kamere për të siguruar që aplikimi kryhet nga vetë personi”, tha Balla.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ministri Balla shpjegoi se, pas verifikimit, qytetarët shqiptarë në diasporë do të marrin një zarf me fletën e votimit, të cilën do ta përdorin për të votuar në mënyrë të sigurt dhe të qartë.

“Fleta e votimit vjen sipas qarkut ku keni patur regjistrimin e fundit. Vendbanimin e ke pasur në Tiranë, jeton në zonën e Venecias, do të të vijë nga Tirana fleta e votimit,” sqaroi ai.

Balla vlerësoi kontributin e shqiptarëve në Venecia, të cilët kanë ndërtuar një reputacion të fortë dhe respekt të madh nga autoritetet vendore.

“E vërteta është se kjo na bën krenarë teksa takojmë autoritetet vendore të cilët flasin me shumë respekt për shqiptarët, të cilët janë bërë një pjesë e pazëvendësueshme e këtij komuniteti dhe një motor i ekonomisë së një prej qyteteve më turistike të gjithë botës,” theksoi ai.

Në përfundim, Balla shprehu dëshirën e qeverisë për një pjesëmarrje sa më të madhe nga diaspora në procesin e votimit, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt përforcimit të demokracisë shqiptare.

“Duam që zëri i bashkatdhetarëve tanë në diasporë të jetë më i madh. Aq më e fortë është demokracia shqiptare, aq më i madh dhe i vlefshëm është zëri juaj,” përfundoi Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button