AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

Balla në Vlorë: Përforcim i goditjes ndaj grupeve kriminale dhe armëmbajtjes pa leje


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte për një vizitë falënderuese në DVP Vlorë, për të shprehur nga afër vlerësimet për aksionin e fundit, ku u kap një arsenal armësh.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Sa herë që kemi një punë të suksesshme edhe unë nuk dua të mungoj për t’ju uruar personalisht. Gjej rastin të falënderoj Ermalin, por mbi të gjitha secilin prej jush edhe këtë harmonizimin e punës që kemi pasur midis të gjitha skuadrave”, u shpreh ai në nisje të takimit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Balla gjithashtu kërkoi të intensifikohet puna parandaluese.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Skuadra e Drejtorisë Vendore qoftë me Forcën Operacionale, qoftë me Sektorin e Krimeve, qoftë me “Shqiponjën” dhe mbi të gjitha pastaj dhe me RENEA-n. Jeni bërë një ekip dhe duhet të vazhdojmë të intensifikojmë gjithë forcën tonë parandaluese këtu në Vlorë, e cila është përgjegjësia juaj dhe këtë gjë e them kudo në Shqipëri për të mos lejuar që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë dhe padyshim që t’i dalin përpara çdo lloj forme të krimit dhe goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është një prej objektivave tona të rëndësishme”, u shpreh ministri.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Mos harroni asnjëherë që armëmbajtja pa leje është arsyeja e plotë e ngjarjeve të tjera kriminale. Goditja e djeshme është një fitore e rëndësishme, po të kemi parasysh që janë arritur të gjenden jo vetëm një arsenal i vërtetë armësh, por do ta quaj dhe një thesar pune hetimore qoftë për të identifikuar ngjarje të vjetra, por edhe për të parandaluar ngjarje të reja. Kështu që dua t’ju them shumë faleminderit nga zemra por dhe t’ju nxisë që të kemi rezultate si këto, të tjera sa më shpesh”, apeloi Balla.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button