AKTUALITET

Balla takim me deputetin Shaip Kamberi në parlamentin serb: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të respektohen


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me deputetin Shaip Kamberi, përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Balla dhe Kamberi diskutuan mbi gjendjen aktuale të shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të kushteve të tyre ekonomike, sociale dhe politike.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Balla nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët kërkojnë trajtim të barabartë dhe eleminimin e dallimeve që pengojnë integrimin dhe pjesëmarrjen e tyre efektive në jetën politike dhe shoqërore.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

 “Kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eliminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike, të cilat pengojnë integrimin dhe pjesëmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, janë të drejta dhe duhen adresuar në frymën e standardeve europiane,” u shpreh Balla.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Është shumë i rëndësishëm trajtimi i nevojave të tyre në përputhje me parimet ndërkombëtare të respektimit të pakicave kombëtare,” vijoi Balla, duke përmendur se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve shqiptarë është i domosdoshëm për avancimin e të drejtave dhe përmirësimin e jetesës në Luginën e Preshevës.

Ky takim vjen në një kohë kur çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet një temë e ndjeshme dhe një prioritet për Shqipërinë në marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe rajonin.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button