POLITIKËSTAR CHANNEL
Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, konfrontim mes deputetëve, vijojnë tensionet në Kuvend

Ka rifilluar me tensione seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit ia ka ridhënë fjalën kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjë që ka shkatuar irritim në radhët e deputetëve të opozitës. Deputeti Klevis Balliu ka tentuar t’ja mbyllë mikrofonin por është penguar nga deputetët socialistë.




