AKTUALITET

Balluku inspekton punimet në qendrën e Monitorimit të Trafikut Rrugor: Projekti duhet të mbyllet brenda afatit


Zv.kryeministrja dhe njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut rrugor.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Teksa pa nga afër se si po ecnin punimet, Balluku dha porositë e saj, ndërsa i kujtoi drejtuesve të këtij kantieri që të punimet duhet të mbyllen brenda afateve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ne do të mbulojmë 200 km. Do të jenë të pajisura me kamera dhe sensorë. Kemi synime që të arrijmë edhe më shumë km. Gjithçka do të shihet në kohë reale. Nga sipër, kemi mundësi që edhe sallat që ndodhen atje, të kontrollojnë gjithçka që ndodh poshtë. Kemi dy projekte, siç është dhe ngritja e infrastrukturës dixhitale. Do të kemi dhe një analizë ditore dhe javore, se cilat rrugë do të monitorohen më shumë apo cilat janë pikat e zeza. Sa i përket infrastrukturës akomoduese, shoh që ka ecur, jeni 26%. Më duhet të jeni brenda afateve, pasi një pjesë e akseve që do të jenë nën monitorim janë akset edhe ato të koncesionit për korridorin blu, për të mos pasur konflikte me palët koncensionare”, tha Balluku.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button