POLITIKËSTAR CHANNEL

Balluku mbledh nesër 12 deputetët socialistë të Fierit në Hekal: Në fokus porositë e Ramës dhe “Pasqyra Unike”

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Fier, Belinda Balluku, do të mbledhë nesër 12 deputetët e qarkut në një retreat që do të zhvillohet në Hekal të Mallakastrës.

Takimi vjen pas retreat-it të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në Pogradec, ku janë përcaktuar një sërë udhëzimesh dhe porosish për strukturat e Partisë Socialiste dhe për angazhimin e tyre në territor.

Reklama në FieriWeb - “”

Në Hekal pritet që Balluku t’u përcjellë deputetëve të qarkut Fier këto porosi dhe të përcaktojë mënyrën e zbatimit të tyre në terren, me fokus të veçantë te marrëdhënia me qytetarët dhe ndjekja e problematikave të tyre.

Në qendër të takimit pritet të jenë dokumentet “Besa”dhe “Prania Besnike”, ndërsa një tjetër mekanizëm i rëndësishëm që pritet të diskutohet është “Pasqyra Unike”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky mekanizëm synon që qytetarët të kenë të pasqyruara në mënyrë të unifikuar institucionet dhe shërbimet përkatëse, si dhe rrugën që duhet të ndjekin për trajtimin e kërkesave dhe problematikave të tyre.

Retreat-i i Hekalit pritet të shërbejë si një takim pune për 12 deputetët e qarkut Fier, ku do të përcaktohen detyrat dhe mënyra e organizimit për zbatimin në terren të udhëzimeve të reja politike të mazhorancës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Takimi zhvillohet në një moment kur Partia Socialiste po kërkon një angazhim më të drejtpërdrejtë të deputetëve dhe strukturave të saj në territor, duke e vendosur komunikimin dhe praninë pranë qytetarëve në fokus të aktivitetit politik.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button