POLITIKËSTAR CHANNEL

Balluku nga selia e PS Fier: Fitorja me 12 mandate, reflektim dhe analizë për të ardhmen

Në selinë e Partisë Socialiste në Fier, zv.kryeministrja Belinda Balluku zhvilloi një takim me strukturat lokale, ku në fokus ishte analiza e procesit zgjedhor të fundit dhe reflektimi mbi rrugën përpara.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Dikush mund të pyesë – bëhet analizë edhe kur triumfon si kurrë më parë? Sigurisht që po, madje edhe më të imtësishme. Ne jemi në garë me veten dhe me kohën. Reflektimi, analiza dhe çdo hap drejt përmirësimit na shërben për të qenë më efikasë, më të përgjegjshëm dhe më pranë qytetarëve tanë. Meritokracia mbetet baza e aksionit tonë”, u shpreh Balluku.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Duke iu rikthyer rezultatit të fundit, ku socialistët e Fierit arritën 12 mandate, ajo shtoi me ironi:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Përshëndesim të gjithë ata që fitores sonë nuk i lanë bisht e brirë pa vënë, por në të vërtetë është shumë më e thjeshtë nga sa e mendojnë. Duhet punë, impenjim, energji, pikërisht atëherë kur të tjerët flenë apo dergjen kafeneve duke na gjetur bishtin.”

Reklama në FieriWeb

Takimi në Fier u konsiderua si pjesë e turit të analizave që Partia Socialiste po zhvillon në të gjithë vendin, duke forcuar strukturat dhe duke përgatitur terrenin për sfidat e ardhshme.

Related Articles

Back to top button