Përmes një postimi në platformën “X”, policia e Ekuadorit ka dhënë disa detaje mbi operacionin e policisë se Spanjës dhe Ekuadorit ku është goditur grupi i trafikut të drogës, i drejtuar nga Dritan Gjika.
Ata shkruajnë se kanë kryer 33 kontrolle në Ekuador dhe 10 në Spanjë, ku janë arrestuar disa të dyshuar.
Goditje e fortë ndaj trafikut të drogës! Për momentin policia e Ekuadorit bashkë me policinë e Spanjës, po kryejnë kontrolle në disa prona nga ku një organizatë ndërkombëtare narko-kriminale e dedikuar për pastrimin e parave do të vepronte,” shkruan Policia e Ekuadorit.