“Banesat e dy personazheve të ekranit u kontrolluan nga SPAK”, Karamuço: Politikanë të lartë nën hetim, hetuesit janë llahtarisur nga ato që kanë parë
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi se së fundmi janë kontrolluar nga SPAK banesat e dy personazheve të ekranit, ku i janë sekuestruar telefona dhe pajisje të tjera komunikimi.
Karamuço tha i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Story” se disa politikanë të lartë janë nën hetim për transaksionet dhe pasuritë që ata zotërojnë.
Karamuço: Meqë jemi tek korrupsioni, aktualisht është duke u zhvilluar një kontroll i madh në disa banesa në Tiranë nga ana e SPAK-ut.
Dy prej tyre i përkasin njerëzve që ne i njohim në ekranet tona. Njërit prej tyre dje në njërën prej shtëpive i janë bllokuar celularë dhe pajisje të tjera të komunikimit.
Grida Duma: Si i njohim në ekranet tona, në çfarë kuptimi?
Karamuço: Janë njerëz të ekranit që dyshohet se janë të lidhur me politikanë shumë të lartë të vendit dhe mendohet që mund të jenë bërë bashkëpunëtorë për pastrimin e produkteve të veprave penale.
Ndërkohë është edhe një grua e moshuar e cila po hetohet si latifondistja më e madhe e rrethinave të Tiranës mbas Toptanësve, por e viteve të fundit që ka toka pafund deri në Rinas.
Grida Duma: Për çfarë hetohet?
Karamuço: Për pastrim të produkteve të veprës penale edhe ajo, transaksione dhe asete në emrin e saj.
Grida Duma: Kur shfaqet për publikun kjo e dhënë se cilët po hetohen me emra?
Karamuço: Janë politikanë të lartë që tani po hetohen dhe janë në fazën e fundit të asaj që ne i themi hinka për të dalë në konkluzione. Vijnë pafund kartela pasurie që shikohen transaksione të reja dhe është një çmenduri.
Ata aty janë llahtarisur nga gjërat që po ju vijnë në burime të ndryshme, nga institucionet shqiptare, lidhur me pasuritë se si janë ngurtësuar, transferuar dhe pastaj janë munduar të fshihen gjurmët.
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer kontrolle të befasishme dje, në shtëpitë e Olti Currit dhe Bes Kallakut, ku kanë sekuestruar kompjutera , celularë dhe laptop…
Olti Curri jetonte në shtëpi me qera ,ndërsa pas afrimit me Moniken, jeton në shtëpi me vlerë 320 mijë euro, shtëpi që më parë ka qenë në pronësi të nënës së Monika Kryemadhit , nënë Fatimes.
Ndërkaq, për Bes Kallakun SPAK ka dyshime të arsyeshme që ka pastruar dha kamufluar apartamente , prona, vila dhe llogari bankare të Ilir Metës.
Divorci i shumë përfolur i Bes Kallakut me Xhensila Myrtezaj, është bërë në funksion të ruajtjes së pasurive të Metës në emër të Kallakut.
Eksperti Karamuço: “Hetuesit e SPAK, janë llahtarisur nga ato që panë” !