AKTUALITETSTAR CHANNEL

Bankers Petroleum Albania emëron Andrija Kojaković si Kryetar të Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetar

Tiranë, 15 Korrik 2025 – Bankers Petroleum Albania ka emëruar z. Andrija Kojaković në rolin e Kryetarit të Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetarit të kompanisë, me synim forcimin e bashkëpunimit me autoritetet shtetërore dhe garantimin e vazhdimësisë së operacioneve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Z. Kojaković sjell një përvojë të gjerë ndërkombëtare në sektorin e energjisë, diplomaci dhe financa. Ai ka mbajtur pozicione të larta si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë INA d.d. në Kroaci, Ambasador i Kroacisë në disa vende kyçe si dhe Anëtar i Bordit të BERZH-it. Në sektorin privat, ai ka themeluar dhe drejtuar Central European Oil Company, me mbështetje nga institucione financiare ndërkombëtare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përmes këtij emërimi, kompania përforcon angazhimin ndaj menaxhimit të mirë, transparencës dhe bashkëpunimit institucional. Operacionet e Bankers Petroleum Albania vijojnë normalisht, të udhëhequra nga një ekip inxhinierësh të kualifikuar, ndërsa strukturat drejtuese janë riformuar për të përballuar sfidat aktuale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Jemi të përkushtuar ndaj një dialogu konstruktiv me institucionet shqiptare dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në sigurinë energjetike dhe zhvillimin afatgjatë të vendit,” thuhet në deklaratën e kompanisë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button