AKTUALITETSTAR CHANNEL

Banorët e Gorrishtit akuzojnë Nertil Bellajn: Kryetari i Bashkisë Selenicë na gënjeu me premtime dhe na la në baltë

Gorrishti kërkon përgjigje: Banorët thonë se rruga mbeti në mes, ndërsa premtimi i Bashkisë nuk u mbajt

SELENICË , 06 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata “Zëri i Gorrishtit” ka reaguar publikisht lidhur me problematikat e infrastrukturës në zonën e Gorrishtit dhe veçanërisht për ndërprerjen e punimeve për sistemimin e rrugëve që lidhin fshatrat e kësaj zone.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas shoqatës, banorët, në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Mërtiraj dhe banorë të tjerë të zonës, kanë rinisur punimet për shtrimin e rrugës, duke përdorur edhe fondet e mbledhura nga vetë komuniteti.

Shoqata pretendon se këto fonde janë siguruar nga kontributet e banorëve, përfshirë pensionistë dhe familje të zonës, me qëllim blerjen e materialeve të nevojshme për ndërhyrjen në rrugë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas “Zërit të Gorrishtit”, në takime të zhvilluara me drejtuesit e Bashkisë Selenicë, banorëve u ishte komunikuar se ata do të siguronin materialet, ndërsa Bashkia do të kontribuonte me mjetet dhe kapacitetet e saj për kryerjen e punimeve.

Shoqata: Punimet arritën rreth 60%, më pas ndërhyrja u ndërpre

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Zëri i Gorrishtit” shprehet se, pas nisjes së punimeve, rruga arriti në rreth 60% të realizimit, por më pas procesi u ndërpre.

Sipas shoqatës, komunikimi me drejtuesit vendorë nuk vijoi në mënyrën e pritshme dhe banorët nuk kanë marrë, deri tani, një shpjegim të qartë mbi arsyet e ndërprerjes së punimeve.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Shoqata ngre gjithashtu shqetësimin se edhe rrugët që lidhin fshatrat e zonës kanë probleme të konsiderueshme, ndërsa për disa ndërhyrje banorët janë detyruar të angazhohen privatisht për hapjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

“Ne nuk kërkuam privilegje. Kërkuam rrugën tonë dhe për këtë rrugë kontribuuam edhe financiarisht”, shprehet Shoqata “Zëri i Gorrishtit”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Shqetësimi për varrezat dhe lapidarët

Në reagimin e saj, shoqata ngre shqetësime edhe për gjendjen e varrezave të Gorrishtit dhe të lapidarëve përkujtimorë në zonë.

Sipas saj, këto hapësira kanë mbetur prej vitesh pa mirëmbajtjen e nevojshme dhe kërkohet ndërhyrje institucionale për pastrimin, sistemimin dhe ruajtjen e tyre.

“Gorrishti ka pritur prej dekadash për vëmendjen që i takon. Një zonë që i ka dhënë këtij vendi dhe komunitetit të saj, nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes institucionale”, thuhet në reagim.

“Çfarë kuptimi ka një institucion nëse banori nuk dëgjohet?”

Shoqata e lidh këtë problematikë edhe me debatin aktual mbi organizimin territorial dhe funksionimin e njësive vendore.

Sipas “Zërit të Gorrishtit”, për banorët e zonës debati nuk lidhet vetëm me emrin apo numrin e bashkive, por me mënyrën se si institucionet u përgjigjen nevojave konkrete të qytetarëve.

“Çfarë kuptimi ka të flitet për institucione dhe struktura administrative, kur një komunitet pret prej dekadash për një rrugë, për mirëmbajtjen e varrezave dhe për vëmendjen minimale institucionale?”, shprehet shoqata.

Në këtë kuadër, shoqata deklaron se banorët do të vijojnë të kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi institucionale për problematikat e ngritura.

Kërkohet përgjigje publike nga Bashkia Selenicë

Në përfundim të reagimit, “Zëri i Gorrishtit” i kërkon kryetarit të Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, një përgjigje publike lidhur me arsyet e ndërprerjes së punimeve dhe angazhimet e marra ndaj banorëve.

Shoqata kërkon që të sqarohet:

  • Përse u ndërprenë punimet për rrugën?
  • Përse nuk u realizua plotësisht dakordësia e pretenduar nga banorët?
  • Cilat janë pengesat që kanë ndaluar vijimin e punimeve?
  • Çfarë plani ka Bashkia për rrugët e zonës?
  • Çfarë ndërhyrjesh do të ndërmerren për varrezat dhe lapidarët e Gorrishtit?

“Ne nuk kërkojmë mëshirë. Kërkojmë respekt dhe atë që i takon komunitetit. Nëse ka një arsye pse punimet u ndërprenë, thuajeni publikisht. Nëse ka një pengesë, shpjegojeni. Nëse një premtim nuk mund të mbahet, thuajeni. Por banorët nuk mund të kontribuojnë, të presin dhe në fund të mbeten pa një përgjigje”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Shoqata “Zëri i Gorrishtit” deklaron se do të vijojë të ngrejë zërin për problemet e komunitetit dhe paralajmëron se do të kërkojë përgjigje edhe përmes protestës publike përpara Bashkisë Selenicë.

Shoqata “Zëri i Gorrishtit”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button