AKTUALITETFIERI YNË TVVIDEO

Banorët e Sheqishtes dhe Belinës në Rrezik për Jetën për Shkak të Gjendjes së Rrugës


Banorët e fshatrave Sheqishte dhe Belinë po përballen me rreziqe serioze për jetën e tyre për shkak të gjendjes së keqe të rrugës që lidh këto dy zona. Edhe pse Bashkia Patos ndërhyri duke prishur urën e vjetër dhe ndërtuar një të re, ajo la pa shtruar afro 500 metra rrugë nga të dyja anët e saj. Kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë ka shkaktuar dëmtime të mëdha në asfalt, duke e kthyer rrugën në një makth për drejtuesit e mjeteve.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gomat e automjeteve po çahen dhe makinat po dalin jashtë rruge, duke rrezikuar seriozisht jetët e drejtuesve dhe pasagjerëve. Vetëm tre ditë më parë, një automjet tip Golf doli nga rruga për shkak të një gome të çarë, duke rrezikuar jetën e tre personave që po udhëtonin në të. Banorët shprehen se mungon sinjalistika dhe ndriçimi në këtë aks rrugor, gjë që përkeqëson më tej situatën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kjo rrugë është e rëndësishme jo vetëm për banorët e fshatrave të Patosit dhe Rroskovecit, por edhe për ata të Kuçovës dhe Beratit, të cilët e përdorin për të shmangur trafikun në rrugën kryesore Berat-Fier. Gjithashtu, mjetet e tonazhit të rëndë që operojnë në fushën naftënxjerrëse të Marinzës kalojnë në këtë aks rrugor. Banorët dhe fermerët e afro 20 fshatrave e përdorin çdo ditë këtë rrugë për të sjellë prodhimet e tyre bujqësore në tregjet e Fierit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Banorët thonë se paguajnë taksat, por rruga nuk shtrohet dhe defektet ndodhin shpesh. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të riparuar dhe shtruar rrugën, duke parandaluar aksidente të mëtejshme dhe duke siguruar një kalim të sigurt për të gjithë përdoruesit e saj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button