“Bardhi, nuk meriton votën tuaj!” Rama: Gazi i “botës”, jo i Fierit

Nga Fieri, ku mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama nuk la papërmendur opozitën dhe duke ironizuar drejtuesin e këtij qarku të PD-së, Gazmend Bardhin.
Bardhin, Rama e cilësoi si një njeri që nuk meriton të përfaqësojë Fierin në Parlament dhe që një njeri që nuk meriton respektin e këtij qyteti dhe qytetarëve. Rama shtoi se nuk mund të lejojmë që “Gazi i Fierit”, të na bëjë “Gazin e botë”.
“Në këtë shesh është e pamundur që unë të mos prek një pjesë të errët kësaj historie, që është një pjesë e shëmtuar dhe e neveritshme që u mblodh këtu në këtë shesh dhe u duk si një mbledhje mbetjesh nga Gjanica, që ishin lënë këtu për t’iu marrë dhe për t’i pastruar shiu.
Këneta, që këtu që ka zgjedhur për të përfaqësuar Fierin në Parlament që jo vetëm që nuk e meriton besimin e këtij qyteti, qarku të Fieri, besimin e një demokrati të zakonshëm në fier, por as respektin e këtij qyteti e populli. Një njeriu që është gazi i botës, nuk mund të jetë Fieri i demokratëve i përfaqësuar nga gazi i botës, nuk mund të bëhesh Shqipëria gazi i botës, duke shkuar pas një plaku të rrjedhur, pas një politikani të lashtë që nuk di rrjedhën e botës”, tha kreu i qeverisë.