AKTUALITETSTAR CHANNEL

Bardhi: Protesta me leje, policia dhunë ndaj protestuesve, nuk ndalet fryma e revoltës dhe mosbindjes civile


Opozita po vijon protestën e saj duke mbajtur të bllokuara 5 pika kyçe të lëvizjes në Tiranë, si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nën moton “O sot o kurrë”, protestuesit kërkojnë qeveri teknike, si rruga drejt zgjedhjeve të lira, largimine kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi tha se megjthëse opozita ka kërkuar leje për zhvillimin e protestës sërish u përball me dhunë nga efektivët e Policisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Kur ne kishim kërkuar leje për protestë, dhe nuk është bllokuar trafiku për asnjë moment, për se duhet të ushtrohet dhunë ndaj protestuesve dhe të hidhet ujë me botë apo spraj lotsjellës. Policia nuk duhet të jetë këtu duke dhunuar protestuesit, por duhet të shkojë të arrestojë anëtarët e bandës së Elbasanit. Keni arrestuar vetëm 5 anëtarë nga 18 të shpallur në kërkim”,deklaroi Bardhi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se nuk do të ndalet fryma e revoltës dhe mosbindjes civile.

“Nuk ndalet fryma e revoltës dhe mosbindjes civile e popullit shqiptar. Do bëjnë ata përpjekjet e tyre, por populli do i japë atë që meritojnë. Fundi i diktatorëve dihet. Këtë fund do kenë. Nuk mbahet kurrë pushteti me dhunë. Kurrë një popull nuk mbahet me dhunë”, deklaroi ai. 

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button