FIERI YNË TVPOLITIKË

Basha shfaqet krah Alibeajt dhe Kapllanajt në Fier, shpalos planet për riorganizimin e Partisë Demokratike


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat në qarkun e Fierit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nga Fieri, Basha  ka deklaruar se ‘në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj’.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kreu i sapo zgjedhur i PD tha se do ta kthejnë PD në në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Më tej ai theksoi disa nga propozimet e tij, ku veçoi: listat e hapura; Vetting-u në politikë; Kufizimi i mandateve; Vota e diasporës; Zgjedhja e Presidentit nga populli.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e rradhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.

Partia Demokratike mundet dhe do ta bëjë këtë, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Listat e hapura;

Vetting-u në politikë;

Kufizimi i mandateve;

Vota e diasporës;

Zgjedhja e Presidentit nga populli.

Përmes këtyre propozimeve, të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, ne mund ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin politik, duke bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë thjesht rotacion, por një ndryshim të vërtetë, ashtu siç shqiptarët presin e meritojnë”, shkruan Lulzim Basha.

Related Articles

Back to top button