KRONIKË

Bashkëpunëtori i drejtësisë Dumani nuk kursen as vëllain e tij: Ka qenë i përfshirë në atentatin e trefishtë në Bradashesh

Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka implikuar edhe vëllanë e tij në ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përballë hetuesve ai është shprehur se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk ka qenë i përfshirë edhe vëllai i Nuredin Dumanit,  Dashamir Dumani.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Por sipas Dumanit, sqarime më të detajuara për atentatin mund të japë  vetëm vëllai i tij, pasi ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu, gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes Plumbi i Artë si informator në ekzekutimim e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar përpara hetuesve, se ai ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit në Elbasan.

Reklama në FieriWeb

Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin.


Related Articles

Back to top button