AKTUALITETBOTA

Bashkëpunim mes ultrasve të Milanit dhe Interit për të përfituar nga biletat, policia italiane arreston 19 persona: Telefonuan Inzaghin për…


Policia italiane ka nisur një operacion të gjerë kundër “klaneve” të ultrasve të Interit dhe Milanit, duke arrestuar 19 persona. Mes tyre është një nga drejtuesit e tifozëve të Interit, Marco Ferdico , shumë i afërt me Antonio Bellocco, anëtarin e Ndrangheta-s i vrarë më 4 shtator nga një tjetër ultras zikaltër.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Luca Lucci , drejtuesi i ultrasve të AC Milan, tashmë i dënuar për drogë dhe i njohur për fotografimin e tij në vitin 2018 me Matteo Salvinin në festën e 50-vjetorit të Curva Sud, u hetua dhe u vendos nën masa paraprake,  gjithashtu me Christian Rosiello, truproje të këngëtarit Fedez.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shkurtimisht, hetimi nga Prokuroria e Milanos ka përvijuar një “aleancë” mes ultrasve të Interit dhe Milanit në trafikun e paligjshëm edhe me infiltrimin e ‘Ndrangheta’. Nga 19 masat e sigurimit, 16 janë në burg dhe tre në arrest shtëpie.

Sipas prokurorisë, klubet e Interit dhe Milanit ishin viktima të kësaj situate, por i nënshtroheshin thuajse plotësisht kërkesave të ultrasve të tyre të cilët kishin shpesh lidhej direkte me drejtuesit, apo edhe me trajnerët, si në rastin e Simone Iznagit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Para finales së Ligës së Kampioneve, kur klubi u siguroi ultrasve vetëm 800 bileta nga 1500 që ata kishin kërkuar, kapoultrasit telefonuan Inzagin. Në një përgjim telefonik, Marco Ferdico i telefonoi atij duke i kërkuar të ndërhynte te drejtuesit, duke marrë premtimin nga ky i fundit se do të fliste me Marottan apo Zanettin për të parashtruar kërkesën e ultrasve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button