Bashkia e Fierit organizon Iftar për besimtarët Musliman. Subashi: Zoti jua pranofte sakrificën

Mbremjen e sotme Bashkia Fier me në krye kryetarin Armando Subashi organizuan një iftar për besimtarët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke vijuar kështu një traditë të përvitshme.

Të pranishëm në këtë event ishin Myftiu Mikel Hazizolli dhe përfaqësues të komunitetit, të cilët ndanë urimet e tyre për një agjërim të lehtë dhe vepra të pranuara.

Ky iftar shërbeu si një moment reflektimi dhe bashkimi për të gjithë besimtarët, duke përçuar mesazhin e paqes, dashurisë dhe ndihmës së ndërsjelltë.

Bashkia Fier vazhdon të mbështesë dhe të promovojë vlerat e harmonisë fetare dhe bashkëjetesës në qytetin tonë.