AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Bashkia Fier miraton projektin për rikonstruksionin e rrugës “Aulona”, punimet nisin brenda pak javësh

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka bërë të ditur se është miratuar projekti për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Aulona”, në segmentin nga QTU deri te kthesa e Azotikut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas tij, investimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe punimet pritet të nisin brenda pak javësh.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Projekti parashikon:

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”
  • Rikonstruksion të plotë të rrugës;
  • Trafikndarëse në mes;
  • Dy korsi lëvizjeje;
  • Parkim në të dyja anët e rrugës;
  • Korsi të dedikuara për biçikleta;
  • Trotuare të reja;
  • Ndriçim modern;
  • Gjelbërim dekorativ;
  • Sinjalistikë bashkëkohore.

Sipas Subashit, investimi do të financohet 100% nga Bashkia Fier dhe synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën, qarkullimin dhe sigurinë në një nga akset kryesore të qytetit.

Reklama në FieriWeb

Kryebashkiaku e cilësoi këtë projekt si një investim të mirëpritur nga komuniteti dhe një premtim të mbajtur nga Bashkia Fier.

Screenshot

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button