AKTUALITETSTAR CHANNEL

Bashkia Fier nis krasitjen e pemëve shekullore në rrugën “Aulona”, ndërhyrje për sigurinë e qytetarëve

Pas verifikimeve në terren dhe konsultimeve me specialistët e zonave të mbrojtura, Bashkia Fier ka ndërmarrë një aksion për krasitjen dhe mirëmbajtjen e mbi 15 pemëve shekullore përgjatë rrugës “Aulona”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në terren ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, i cili inspektoi nga afër ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë e kësaj ndërhyrjeje për sigurinë e qytetarëve dhe ruajtjen e gjelbërimit urban.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas autoriteteve vendore, pemët ishin kthyer në një rrezik potencial, veçanërisht gjatë motit të keq, pasi degë të kalbura shkëputeshin dhe binin në rrugë, duke rrezikuar kalimtarët dhe automjetet.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërhyrja synon rritjen e sigurisë publike, mirëmbajtjen profesionale të pemëve me vlerë të veçantë natyrore dhe sistemimin përfundimtar të zonës. Aksioni ka nisur ditën e sotme dhe pritet të zgjasë rreth një javë.

Reklama në FieriWeb

Kjo nismë është pjesë e angazhimit të Bashkisë Fier për një qytet më të sigurt, më të gjelbër dhe më të mirëorganizuar për të gjithë qytetarët.

Related Articles

Back to top button