AKTUALITETSTAR CHANNEL
Bashkia Fier vijon sistemimin e hapësirave publike në lagjen “Kastriot”

Bashkia Fier vijon punën për rikthimin dhe sistemimin e hapësirave publike në një tjetër bllok pallatesh në lagjen “Kastriot”, në Fier.
Projekti synon krijimin e më shumë hapësirave të rregullta dhe funksionale për komunitetin, duke përmirësuar mjedisin për banorët dhe duke rikthyer në përdorim zonat e përbashkëta mes pallateve.

Punimet po realizohen në bashkëpunim me komunitetin e banorëve, me qëllim transformimin e këtyre hapësirave në ambiente më të pastra, më të sistemuara dhe të përshtatshme për jetën e përditshme të qytetarëve.






