AKTUALITET

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”, Rama: Prindërit e paragjykojnë, nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional! Ofron mundësi më të lehta punësimi


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi se nxënësit duhet të inkurajohen ta ndjekin atë, pasi ofron mundësi më të mira punësimi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë bisedës në podkastin “Flasim”, Rama theksoi se arsimi profesional është një nga faktorët kyç që kontribuon në suksesin e shumë vendeve, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Arsimi profesional është baza e suksesit të Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë. Por është zonë e paragjykuar nga shumë prindër që mendojnë se ndodh një lloj kategorizimi më i ulët në krahasim me nxënësit që shkojnë në arsimin e përgjithshëm.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dhe nuk i vendosim faj. Sot nxënësit e arsimit profesional punësohen më lehtë, është gjynah që të mos ketë më shumë shtysë drejt arsimit profesional.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shumë njerëz, prindër, por edhe nxënës kanë idenë që kur shkon në shkollë profesionale dhe mësimi mbetet aty.

Por kush kalon nga arsimi profesional, ka fituar ndërkohë edhe një informacion dhe aftësi për një zanat. Brenda universitetit ka edhe zanatin, mund të punojë ndërkohë me zanatin dhe fiton të ardhura.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Jo si një student që shkon dhe punon kamerier. Është një zanat i kërkuar me trajnim, jo më thjesht hajde futu, vish këmishën e bardhë”, tha Rama.

Related Articles

Back to top button