POLITIKË

“BE është fati jonë më i madh”, Rama: Na takon ne të bëjmë detyrat tona tani


Kryeministri Edi Rama u shpreh se Bashkimi Evropian nuk është një dyqan dhuratash, por shkolla më e sofistikuar dhe më e vështirë e shtetberjës demokratike.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në konferencën e përbashkët për mediat me presidenten e Këshillit të Evropës, Ursula von der Leyen, Rama tha se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë në mënyrë që të përfitojë sa më shumë financime nga BE.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Rama: Shumë shpesh ne e lidhim BE-në dhe KE-në me financime. Janë shumë të rëndësishme dhe pa diskutim që BE është rripi i sigurisë për të gjitha vendet e komunitetit evropian, ku e keni parë në krizat si pandemia, rritja e çmimit të energjisë. Përveç si e tillë, BE nuk është një dyqan dhuratash, por shkolla më e sofistikuar dhe më e vështirë e shtetbërjes demokratike. Në rajonin ne jemi vend me traditë të varfër institucionesh. Shqipëria ka pasur një histori që nuk e ka bërë ngritjen e një shteti në shekuj dhe BE është ndihma jonë për të pasur një shtet demokratik për të mundësuar vlerat dhe standardet evropiane.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ne duhet që të bëjmë detyrat e shtëpisë sa më mirë në mënyrë që të marrim më shumë financime. Kjo do ndihmojë për të bërë më shumë përpjekje. Nëse BE kërkon që Procesi i Berlinit të materializohet ku rriten liritë e lëvizjes së njerëzve dhe nëse nga ana tjetër thotë që duhet të kemi më shumë akses në tregun e përbashkët, ta harrojmë nëse nuk kryejmë detyrat tona. Këto janë risi dhe vjen nga fryma gjeopolitike që ka ky komision.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button