BOTASTAR CHANNEL

“BE, gati për një luftë tregtare me SHBA”, Franca: Do t’i përgjigjemi tarifave të Trump! Do të godasim…

Bashkimi Evropian është gati për një luftë tregtare me SHBA, shprehet zëdhënësja e qeverisë franceze.

Reklama në FieriWeb

Sophie Prima shprehet se BE do t’i përgjigjet tarifave të Donald Trump, duke planifikuar të godasë shërbimet digjitale.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Ne jemi të sigurt se do të ketë vërtet një recesion në prodhim,” shtoi Prima, duke folur për radion RTL, ndërsa shprehu shqetësimin për ndikimin që do të kenë tarifat amerikane, kryesisht në verërat dhe pijet alkoolike franceze.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën që vendos tarifa 20% për produktet evropiane të importuara në SHBA.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Pas vendimit amerikan, BE po përgatit përgjigjen e saj, e cila do të vijë në dy faza: “përgjigja e parë do të vijë rreth mesit të prillit dhe do të ketë të bëjë me sulmin e parë (nga presidenti amerikan) ndaj aluminit dhe çelikut. Më pas do të ketë një përgjigje të dytë, e cila ndoshta do të jetë gati në fund të prillit dhe do të ketë të bëjë me të gjitha produktet dhe shërbime”, theksoi zëdhënësja e qeverisë franceze. Aktualisht “shtetet anëtare të BE-së po negociojnë” këtë fazë të dytë të përgjigjes së tyre, shtoi më tej ai.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet pasditen e sotme me përfaqësues të sektorëve të biznesit të prekur nga tarifat amerikane.

Related Articles

Back to top button