Bedriu nga Fieri – “Më akuzojnë se kam dy gra!” Ndihma kthehet në barrë, kunata me tri vajza i zapton shtëpinë

Prej dhjetë vjetësh, Bedriu mban në shtëpi kunatën e tij, Zamirën. Ky qëndrim i zgjatur ka shkaktuar një konflikt mes tyre dhe Bedriu i kërkon publikisht në “Shihemi në Gjyq” që ajo të largohet. Zamira ngulmon për të kundërtën dhe thotë se s’ka zgjidhje tjetër, por situata është bërë e sikletshme.
Bedriu tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se për shkak të këtyre rrethanave, njerëzit kanë nisur të mendojnë se ka dy gra.
Zamira: Takoj një shok, bëj muhabet, kam shumë konfidenca me të. “Unë një grua kam, ti u bëre me dy”, tha. “Të lumtë ty”, tha ai.
Zamira: Po jazëk u qoftë atyre!
Zamira: Do e bëj gati sëpatën unë për ty moj!
Eni Çobani: Zamira, por kjo është shumë e rëndë. Jetojmë në Shqipëri, mentaliteti i tillë është. Të shikojnë ty që hyn e del, dhjetë vjet.
Zamira: Po edhe unë nga halli e kam.
Eni Çobani: Dakord, nga halli, por dhjetë vjet nuk i rrihet Bedriut në shtëpi! Mirë tani, e dëgjon se çfarë i kanë thënë? Ke dy gra! Po tani më vjen keq! Unë e pranoj deri në një moment të caktuar që Bedriu të ka hapur derën bashkë me motrën dhe të ka thënë mos rri në rrugë të madhe se të nxori jashtë burri që jetove dhjetë vjet, bëre edhe fëmijë me të, bëre edhe biznes me të, ke bërë tre, t’i kesh me jetë. Pra me tre fëmijë, ty të lë burri dhe me tre fëmijë futesh te Bedriu. Po kush është ai Bedri që të mban moj? Po ky qenka Bedri i madh shumë!
Zamira, e cila është e divorcuar nga bashkëshorti me të cilin pati një martesë dhjetëvjeçare dhe nënë e tri vajzave, ka qëndruar bashkë me to në shtëpinë e Bedriut. Vajza e madhe tashmë është bërë edhe nënë e një djali dhe në hapësirën vetëm 64 metra katrorë, qëndron edhe ajo. Bedriu kërkon të largohet se nuk ka vend, por Zamira s’tundet nga e saja.
Bedri: Nuk ka atje, vetëm t’i fus në rafte.
Zamira: Avash ti avash, do të na fusësh në rafte ne ti! Pse, çfarë u bëmë neve, kartonë të animuar të na fusësh nëpër rafte?
Bedri: Ku ka vend atje?
Zamira: Atje do të rrimë të tre! Do të hamë, do të pijmë bashkë atje! Pesë lekë, pesë lekë, sa të jenë! Bukë me vaj ulliri! Boll që jam brenda në shtëpi, nuk jam rrugëve!
Ardit Gjebrea: Të tria vajzat janë aty?
Zamira: Të tria vajzat janë me mua dhe i kam rritur unë 20 vjet!
Eni Çobani: Jo, i ka rritur edhe Bedriu.
Zamira: Ai, është gjallë sot dhe të na dëgjojë, asnjë kokërr leku, asnjë qindarkë!
Ardit Gjebrea: Vajza që është bërë me fëmijë, prapë me ty është?
Zamira: Me mua, te shtëpia ime!
Ardit Gjebrea: Domethënë te shtëpia e Bedriut?
Zamira: Te shtëpia e Bedriut. Kur nuk kam më lekë të paguaj qiranë, shkoj te Bedriu. S’kam lekë të paguaj qiranë, jam papunë./tvklan.al