AKTUALITETSTAR CHANNEL

Begaj: Kongresi i Lushnjës shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja

Presidenti Bajram Begaj kujtoi sot 105-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, i vetmi autoritet i Shqipërisë me fuqi sovrane, që vetëvendosi aktin themeltar të shtetit duke e shpëtuar vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Kreu i Shtetit kujtoi se “në 21 janar të 1920-ës, patriotët shqiptarë u mblodhën në Lushnjë për të ringjallur pavarësinë e vendit, për të mbrojtur ëndrrën dhe sakrificën e Kuvendit të Vlorës”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Ata sfiduan çdo rrezik, dëshmuan vullnet të epërm në mbrojtje të tokave shqiptare dhe lirisë përballë forcave antikombëtare e atyre pushtuese”, u shpreh Begaj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Begaj tha se “Shqipëria është ngritur dhe mbrojtur nga njerëz të tillë, nga akte dhe vlera të tilla të larta. Shqiptarët do t’i kujtojnë përjetë me nderim të thellë ata”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij.

Kongresi i Lushnjës hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris më 1919 dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Begaj: Kongresi i Lushnjës shpëtoi vendin nga copëtimi dhe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button