AKTUALITET

Begaj me gra sipërmarrëse në Myzeqe: Me rëndësi zhvillimi i skemave mbështetëse në bujqësi


Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, Presidenti Bajram Begaj vizitoi dy sipërmarrje bujqësore të zonës së Myzeqesë, që menaxhohen nga gra.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fillimisht, Presidenti Begaj u ndal në një serrë në Savër të Lushnjës, ku u takua me Valentina Saraçin, e cila kultivon produkte bujqësore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Më pas, Presidenti vizitoi pikën e grumbullimit të produkteve agroushqimore “Elian Export”, e themeluar dhe administruar nga zonja Nedrete Arapi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në këto biznese zinxhir janë punësuar dhjetëra vajza dhe gra të zonës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Aty grumbullohen edhe prodhimet e qindra fermerëve të Myzeqesë, mallrat e të cilëve shkojnë në tryezat shqiptare dhe ato evropiane.

Presidenti i përgëzoi gratë sipërmarrëse, duke shprehur mirënjohje për punën e ndershme, mundin dhe sprovat që kanë kaluar për ngritjen dhe rritjen e biznesit, si edhe për eksportimin e produkteve bujqësore shqiptare në vendet e BE-së.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kreu i Shtetit e cilësoi punën e grave në bujqësi si një shërbim për të gjithë shoqërinë dhe suksesin e tyre si dëshmi të një suksesi të arritur me dashuri për punën, vullnet dhe meritë.

“Ne sot nderojmë punën dhe djersën tuaj. Erdha t’ju them faleminderit, sepse nga duart tuaja ushqehemi edhe ne”, – u shpreh Presidenti, në këtë ditë kushtuar grave të zonave rurale.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan problematikat që has bujqësia, si dhe skemat e hartuara në ndihmë të bujqve e blegtorëve.

Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë që duhet t’i kushtohet këtij sektori, duke u shprehur se “pa një bujqësi të zhvilluar, nuk do të kemi zhvillim të vendit, ndaj dhe nevojiten programe stimuluese”.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu mënyrën se si ka ndryshuar vizioni për bujqësinë në Shqipëri, orientimin e qartë drejt tregut, përfshirë dhe atë ndërkombëtar, ndërsa theksoi rëndësinë e krijimit të një rrjeti bashkëpunues mes sipërmarrësve të këtij sektori.

Related Articles

Back to top button