AKTUALITET

Begaj vendos kurora me lule në varrezat e Çamërisë, Presidenti i parë që nderon 2900 shqiptarët e vrarë


PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” vlerësojnë vizitën e Presidentit Bajram Begaj në varrezat monumentale “Trëndafilat e Çamërisë në Kllogjer të Konsipolit. Ai bëhet Presidenti i parë i Republikës së Shqipërisë, që nderon shqiptarët e vrarë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, Begaj vendosi një kurorë me lule në varrezën monumentale. Në këtë vendprehje më shumë se 2900 shqiptarë të Çamërisë kanë humbur jetën pasi u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”, vlerësojnë vizitën e Presidentit të Republikës, z. Bajram Begaj nē varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” të Kllogjerit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Z.Begaj është Presidenti i parë që nderon kujtimin e 2900 viktimave të gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Akti i sotëm është një shembull i mirë për të gjitha institucionet dhe shtetarët në respekt të historisë tonë dhe sakrificës së jetëve të humbura nga padrejtësitë e së kaluarës”, thuhet në njoftimin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Që kur Greqia mori Çamërinë plotësisht në vitin 1913, janë djegur me qindra shtëpi dhe janë vrarë mijëra shqiptar myslimanë nga forcat ushtarake dhe paraushtarake greke. Nën një terror dhe trysni për të braktisur trojet e tyre shqiptarët në Çamëri kanë rezistuar fortë deri në vitin 1945, kur edhe përfundoj zyrtarisht spastrimi etnik i kësaj pjesë që banohej që në kohët antike vetëm nga shqiptarët.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button