POLITIKËSTAR CHANNEL
Belinda Balluku: Të ruhen të gjashta bashkitë e qarkut Fier

Gjatë dëgjesës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, zhvilluar në Fier, drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku u shpreh se qytetarët prekën pikat kyçe të reformës, ndërsa theksoi rëndësinë që të ruhen të gjashta bashkitë e qarkut.
Nga ana tjetër, Petrit Malaj deklaroi se reforma territoriale do t’u vijë në ndihmë të gjitha bashkive, pasi do të forcojë financat publike të pushtetit vendor dhe do të sjellë më shumë investime e shërbime për qytetarët.




