“Benzi” futet në korsinë e kundërt dhe merr para “Citroenin”, humb jetën një person në Pogradec
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Një makinë tip “Benz” është futur në korsinë e kundërt dhe ka marrë para një mjet tip “Citroen”. Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 04:50. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa 80-vjeçari Fillim Zeka si pasojë e plagëve ndërroi jetë.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y.
Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.