BOTARAJONI

Beogradi këmbëngul të mos marrë sanksione ndaj Rusisë/ BE nuk toleron më Serbinë, jep ultimatumin: Pa “ndarë rrugët” me Moskën, s’ka integrim


Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është treguar sot i ashpër me Serbinë në deklaratat pas takimit të ministrave të BE, ku në Këshillin e Punëve të Jashtme u diskutua për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai është shprehur se e ardhmja e Serbisë në BE, nuk është në të njëjtën linjë me qëndrimin e saj për Moskën, pra këmbënguljen për të mos ndërmarrë sanksione lidhur me luftën në Ukrainë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Ne mirëpresim zgjedhjet strategjike dhe të guximshme të disa prej tyre shteteve të Ballkanit Perëndimor që janë plotësisht në përputhje me sanksionet kundër Rusisë. Ne gjithashtu u theksuam atyre që nuk janë rreshtuar ende, ose nuk janë rreshtuar fare, dhe këtu veçanërisht do të theksoja Serbinë, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu është e dëmshme për interesin kombëtar të Serbisë”, tha Borrell.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button