POLITIKËSTAR CHANNEL

Beqaj: S’kam kërcënuar apo fyer askënd, nuk pranoj të më marrin nëpër këmbë dinjitetin tim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili prej dy ditësh nuk arriti të dëshmonte në Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, pasi opozita dhe mazhoranca nuk ranë dakord për procedurën deklaroi sot nga qelia se “dështimin politik deputetët e opozitës nuk i lejoj ta përcjellin në nëpërkëmbje të dinjitetit tim”.

“Prej mars 2024 kur është miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar për koncensionet në shëndetësi, nga deputetët nismëtare jam përballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur në heshtje ditën e përballjes në Komision.  Ditën e martë jam paraqitur në orën 10 dhe deri në orën 19.30 jam penguar të jap dëshminë. Është penguar të flasë edhe avokati im”, tha Beqaj.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Beqaj u shpreh se “ditën e mërkurë jam paraqitur në orën 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri në orën 01.40 të ditës së enjte. Edhe në mbledhjet e këtyre dy ditëve që janë publike, me zë dhe figurë, jam përballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti”.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

“Në atë orë të natës, duke qëndruar pranë sallës së mbledhjes në pritje për të dëshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam dëgjuar deputeten Zhupa që sikur unë të isha send kërkonte që meqë kishte kaluar ora 24 e datës 13 nëntor të kthehesha në qeli, pasi sipas saj kjo ishte leja e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve”, bëri të ditur Beqaj.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, sqaroi Beqaj,  edhe për një të paraburgosur në rast marrje në pyetje apo procesi gjyqësor qëndrimi nuk varet nga orari i lejes, por kohëzgjatja e seancës përkatëse.

“Kam hyrë në sallën e mbledhjes vetëm një hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revoltën time për talljen deri në kufijtë e torturës që bëhej prej më shumë se 14 orësh. Nuk kam kërcënuar apo fyer askënd.  I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty në pritje prej orës 10.30. Edhe nëse jam i paraburgosur nuk pranoj të më fyejnë dhe të më marrin nëpër këmbë. Këtë e refuzoj, e kundërshtoj dhe do të vazhdoj ta kundërshtoj”, nënvizoi Beqaj.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ish-zv/ministri Beqaj u shpreh se “në 8 muaj hetime të komisionit, të gjithë dëshmitarët kanë provuar që dy koncensionet objekt hetimi janë histori suksesi”.

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, u zhvillua përgjatë dy ditëve me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Debatet u zhvilluan në lidhje me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili për dy ditë me radhë u shfaq në Kryesinë e Kuvendit, për të dhënë dëshminë e tij në Komision. Komisioni vijoi mbrëmjen e djeshme deti në orën 01:40 të ditës së sotme ndërsa dëshmia e tij nuk u dha për shkak të debateve mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës që kërkonin të thirren për të dëshmuar Vilma Nushi si dhe kryeministri Edi Rama.

Related Articles

Back to top button