Uncategorized

Berat | 37-vjeçari plagoset me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën

Fabiel Xhindi është 37-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së kaluar.

I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “”

Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në Berat, teksa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.

Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga Galina, kanë qenë me makinën e tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button