KRONIKËSTAR CHANNEL

Berat – Arrestohen tre persona për mashtrim me produkte ushqimore, tregtonin mandarina me pesticide të rrezikshme

Berat – Policia e Beratit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Injeksioni”, duke goditur një rast të rëndë mashtrimi me produkte ushqimore. Si rezultat, u vunë në pranga tre shtetas të përfshirë në prodhimin, eksportimin dhe shitjen e frutave me përmbajtje të lartë pesticidesh në tregun vendas.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, 46-vjeçari Elton Tafa kishte prodhuar dhe magazinuar 10 tonë mandarina në fshatin Goriçan, në pronësi të subjektit të 56-vjeçarit Arben Dyli Kjo sasi ishte eksportuar në Kroaci, ku analizat laboratorike zbuluan nivele të larta të pesticidit Phosmet, duke e bërë të papërshtatshme për konsum. Pasi u kthyen nga Kroacia, frutat u hodhën në tregun shqiptar, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e konsumatorëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në pranga përfundoi edhe 30-vjeçari Elson Tahiraj, inspektor i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, i dyshuar për shpërdorim detyre, pasi kishte lëshuar një certifikatë fitosanitare fiktive për subjektin e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Të tre të arrestuarit do të përballen me akuzat për “Shkelje të rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrim me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorim detyre”.

Reklama në FieriWeb

Policia dhe institucionet përkatëse theksojnë rëndësinë e kontrolleve të rrepta për të mbrojtur konsumatorët nga produkte të pasigurta dhe vijojnë punën për të identifikuar raste të tjera të ngjashme.

Related Articles

Back to top button