KRONIKËSTAR CHANNEL

Berat – Arrestohet 33-vjeçari, i kapur me dokumente false, elektroshok dhe fishekë

Berat, 21 maj 2025 – Në zbatim të një letërporosie të ardhur nga autoritetet belge dhe në bashkëpunim të ngushtë me SPAK-un, BKH-në dhe Prokurorinë e Beratit, u zhvilluan kontrolle të befasishme në katër ambiente të ndryshme në qytetin e Beratit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi H.V., 33 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi të dyshuara si të falsifikuara,
  • 1 pajisje elektroshoku,
  • disa fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për hetime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button