KRONIKËSTAR CHANNEL

Berat dhe Kuçovë – Arrestime dhe procedime penale për ngacmim sek*ual, vjedhje dhe kanosje

Berat, 21 maj 2025 – Policia e Beratit ka finalizuar disa veprime procedurale në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në qytetet Berat dhe Kuçovë, duke çuar në arrestimin e dy shtetasve dhe në procedimin penal të tre të tjerëve.

Reklama në FieriWeb

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 66 vjeç, banues në Kuçovë, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ndërkohë, në qytetin e Beratit, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur baterinë e një automjeti.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Po në Berat, janë proceduar në gjendje të lirë dy 16-vjeçarë, banues në fshatin Starovë, të cilët dyshohet se kanë goditur me send të fortë një 15-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi K. G., 24 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës një bashkëmoshatare, për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Materialet procedurale për të gjitha rastet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia e Beratit vijon punën me vendosmëri për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button