KRONIKËSTAR CHANNEL

Berat – Dy të arrestuar për drogë, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje automjeti

Berat, 4 Prill 2025 – Policia e Beratit ka zhvilluar kontrolle intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat, janë ndaluar dy shtetas të përfshirë në vepra penale të ndryshme.

Reklama në FieriWeb

Arrestohet 40-vjeçari me doza kanabisi dhe armë

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat arrestuan shtetasin S. D., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza dhe e dyshuar për shitje. Gjatë kontrollit, iu sekuestruan gjithashtu një armë gjahu, një armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak. Të gjitha u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Kapet në Kuçovë i kërkuari për vjedhje automjeti

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan shtetasin K. O., 40 vjeç, banues në Kamzë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Ai ishte dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2021, ku dyshohet se ka vjedhur një automjet në Kuçovë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Materialet procedurale për të dy rastet janë referuar Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button