Berat/ Finalizohet operacioni “Again”, në pranga administratori i një subjekti dhe dy inspektorë të AKU-së

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, finalizoi operacionin e koduar “Again”, që çoi në prangosjen e tre personave.
Në kuadër të operacionit u arrestua M. Q., 40 vjeç, banues në Kuçovë, administrator i një subjekti grumbullimi dhe eksportimi perimesh, i cili kishte eksportuar drejt Kroacisë 8 tonë domate me nivel të lartë të preparatit të ndaluar “Chlorfenapyr”, të cilat u asgjësuan nga autoritetet kroate. Për të shmangur përgjegjësinë, ai kishte përdorur edhe fatura fiktive blerjeje.

Po ashtu, në pranga ranë edhe R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe G. L., 25 vjeçe, banuese në Berat, të dy inspektorë të AKU Berat, të cilët akuzohen se gjatë kontrollit në subjektin e administruar nga M. Q. kanë plotësuar praktikat në mënyrë fiktive, duke mos marrë mostra dhe duke pranuar faturat e rreme si të rregullta.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi perime të ndryshme, për të cilat dyshohet se janë të kontaminuara me preparate, dhe ka marrë mostra për analiza laboratorike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme ligjore.

Berat/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, operacioni “Again”.
Prodhoi dhe eksportoi drejt shtetit Kroat, perime me nivel të lartë preparati “Chlorfenapyr”, si dhe me fatura fiktive blerjeje, vihet në pranga administratori i subjektit.
Në pranga dhe dy inspektorë të AKU Berat, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt, kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.
Sekuestrohen perime të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të kontaminuara me sasi preparati.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, pas informacioneve të marra se në një subjekt grumbulloheshin dhe eksportoheshin perime, për të cilat kishte paligjshmëri në eksportim, organizuan punën dhe finalizuan operacionin “Again”.
Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, konkretisht:
-M. Q., 40 vjeç, banues në Kuçovë, administrator i subjektit të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve. Ky shtetas kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate. Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë;
-R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe G. L., 25 vjeçe, banuese në Berat, të dy inspektorë të AKU Berat, pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt dhe praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi M. Q., duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.
Nga kontrolli i ushtruar në magazinën e shtetasit M. Q., u sekustruan perime të ndryshme dhe u morën mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.




