KRONIKËSTAR CHANNEL

Berat – Policia parandalon një konflikt të dhunshëm në Kutalli, kapet 36-vjeçari me kok*inë dhe sëpatë

Një konflikt familjar në fshatin Kutalli të njësisë administrative Dimal është neutralizuar në kohë nga ndërhyrja e shpejtë e Policisë së Beratit, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës në dhunë më të rëndë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 36 vjeç, banues në Kutalli, i cili, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy dajave të tij dhe ka dëmtuar automjetin e njërit prej tyre me një send të fortë, konkretisht një sëpatë.

Gjatë kontrollit në automjetin e të arrestuarit, shërbimet e Policisë zbuluan dhe sekuestruan 64.3 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se ishte destinuar për shitje.

Në vijim të veprimeve hetimore, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe një 26-vjeçar, shtetasi K. Z., banues në Kuçovë, i dyshuar si bashkëpunëtor në dhunimin e të afërmve së bashku me 36-vjeçarin.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Policia e Beratit nënvizon vendosmërinë për të goditur çdo akt dhune dhe veprimtari kriminale, veçanërisht ato që rrezikojnë rendin dhe sigurinë publike.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button