KRONIKË
Bëri veprime të turpshme ndaj vajzës së bashkëjetueses, pranga 38-vjeçarit në Durrës
Një 38-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për “vepra të turpshme”. I arrestuari është shtetasi G.B, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. B., 38 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” , për veprën penale “Vepra të turpshme”. 38-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.