AKTUALITET

Berisha i pandehur për korrupsion/ Gjikondi: U paraqit në SPAK si frikacak, mund të dënohet 4 – 12 vite burg


TIRANË- Prokuroria e Posaçme këtë të mërkurë mori zyrtarisht të pandehur për veprën “korrupsion pasiv” të kryer në bashkëpunim, ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Analistja Brizida Gjikondi u shpreh se nëse shpallet fajtor ish-Kryeministri rrezikon nga 4-12 vjet burg.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Më tej Gjikondi tu shpreh se për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, i cili po hetohet edhe për pastrim parash, masa e ndëshkimit mund të variojë nga 5-15 vjet heqje lirie.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Kanë një dënim nga 4-12 vjet, kurse për veprën e pastrimit të parave, ku akuzohet dhëndri i tij dënimi është nga 5-15 vjet burg. Ka indicie të qenësishme që Berisha dhe familja e tij kanë fshehur të ardhurat dhe përfitimet që kanë pasur”, tha ajo.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ajo theksoi se shqiptarët për herë të parë panë sot një prokurori, e cila nuk është më nën urdhrat dhe komandën e ish-kryeministrit Berisha.

Ai indirekt tha se ka konsumuar një vepër, po jo penale. Ai ishte konteksti i tij. Për herë të parë shohim një prokurori që nuk është në varësi të Berishës. Sot e pashë Berishën si një burrë frikacak. Është simbol i përçarjes së kombit dhe po tenton t’i bëjë karshillëk “Non Grata-s”. Ai po tenton të marrë peng një vend të tërë për hallin që ka”, shtoi Gjikondi.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Më tej, Gjikondi tha se SPAK duket që e ka marrë seriozisht misionin e tij për të pastruar atë që ajo e quajti “ujërat e turbullta të politikës shqiptare”.

“SPAK po tund ujërat e ndenjur dhe të qelbur të politikës shqiptare dhe shpresojmë që deri në zgjedhjet parlamentare….shpresojmë që ky ujë të jetë kulluar disi”, shtoi analistja.

Sipas Gjikondit, Sali Berisha është kthyer në njeri pa vlera morale dhe politike dhe si i tillë nuk mund të aspirojë për t’u bërë kryeministër i vendit, por duhet të japë llogari për abuzimet e kryera kur drejtonte vendin.

“Ai është një person që nuk ka vlerë për të qenë në krye të një partie dhe jo më të aspirojë për t’u bërë kryeministër i shqiptarëve. Do doja shumë që t’i hiqet mandati i deputetit. Deri në prill besoj se do kemi të reja nga Berisha”, tha ajo.

Related Articles

Back to top button