Berisha prezanton koalicionin e PD: Ne me program, ata dalin me zhaba e zhapikë. Brenda 3 muajve minimum jetik 200 euro

Kreu i PD, Sali Berisha tha se do të dalin me një program me pikëpamje të largët në zgjedhje, ndërsa prezantoi koalicionin “Shqipëria Madhështore”.
Ndërsa opozita vjen me një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë, socialistët nga ana tjetër, sipas Berishës vijnë me zhaba, zhapikë e bretkosa.
Berisha: PD dhe aleatët e saj nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme me kundërshtarin tonë, ne besojmë në vlera, jo në shndërrimin ne Shqipërisë në vendin e torturave, jo në plaçkitjen më të madhe që ka njohur shqipërua. Ne shkojmë kokulur dhe ballëhapur, kokulur sepse do të kërkojmë mbështetjen e tyre, zemrën e tyre, mendjen e tyre, por gjithashtu ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë. Ne paraqesim një projekt në pamje të parë i largët, Shqipëria madhështore, por është absolutisht ëndrra më e bukur, e ditës dhe jo e natës e çdo shqiptari, e çdo njeriu punëtor me dinjitet. Pala tjetër paraqet hardhucë zhapikë, bretkosa, zhaba dhe tani së fundi mustaqet e Kujtimit.
“Në tre muajt e parë nuk do ketë shqiptarë që nuk do marrë 200 euro minimumi jetik. Dhe se rrogë minimale nuk do ketë nën 500 euro dhe se rrogë mesatare nuk do ketë nën 1200 euro. Nafta nuk do të jetë as 1 qindarkë më shtrenjtë se në Kosovë që e merr nga Durrësi dhe e shet 40% më lirë. Energjia elektrike do të ulet, do të jetë 7 lekë, me të gjitha përllogaritjet, mund të jetë edhe më lirë por po them 7 lekë”, premtoi Berisha.