POLITIKËSTAR CHANNEL
Berisha takim me Mitsotakis në Kongresin e PPE, kryeministri i Greqisë: Urimet më të mira

Në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) që po zhvillohet në Valencia, Spanjë, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është takuar dhe përshëndetur me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Gjatë takimit të tyre, Mitsotakis i ka shprehur urime Sali Berishës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që u zhvillua në Valencia, Spanjë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha quajti kryeministrin Edi Rama ‘narkodiktator’, ndërsa foli për mbylljen e TikTok, arrestimin e opozitarëve, çështjen ‘Beleri’ dhe atë ‘McGonigal’.