POLITIKËSTAR CHANNEL

Berisha thërret protestë pas humbjes së thellë – opozita në krizë besimi, a është koha për ti lënë vendin të rinjve?

Pas një humbjeje të thellë në zgjedhjet e fundit, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër rezultatit zgjedhor, duke akuzuar qeverinë për manipulim dhe vjedhje votash. Protesta është caktuar për datën 16 maj – pikërisht në ditën kur liderët më të mëdhenj europianë do të jenë në Tiranë për Samitin Politik Evropian – një veprim që shihet nga shumë si përpjekje për të politizuar një ngjarje madhore ndërkombëtare për interes personal.

Reklama në FieriWeb

Megjithatë, thirrja e Berishës vjen në një moment kur Partia Demokratike është e përçarë dhe elektorati i djathtë duket më i zhgënjyer se kurrë. Humbjet e përsëritura, mungesa e një vizioni të qartë dhe mungesa e rinovimit politik kanë thelluar krizën e përfaqësimit. Shumë zëra brenda vetë PD-së po ngrihen për të kërkuar largimin përfundimtar të Berishës nga skena politike, duke theksuar se koha e tij ka përfunduar dhe se është e nevojshme t’i hapet rruga brezit të ri.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pyetja që shtrohet sot është e qartë: A do të vazhdojë opozita të ecë përpara me një figurë të konsumuar dhe të izoluar ndërkombëtarisht, apo do të ketë guximin të rindërtohet nga e para, me liderë të rinj dhe ide të reja?

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Protesta e 16 majit, më shumë se një akt kundërshtimi, mund të jetë një dëshmi e fundit e një epoke që po perëndon. /FIERI WEB

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button