POLITIKË

Berisha thyen heshtjen zgjedhore/ Reagon KQZ: Të ndalohet çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale

Edhe pse sot është heshtje zgjedhore, kreu i PD, Sali Berisha nuk e ka respektuar atë.

Lideri i opozitës vijon të hedhë statuse në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku sulmon kryeministrin Edi Rama, por dhe videomesazhe në mbështetje të tij.

Reklama në FieriWeb - “”

Lidhur me këtë, ka reaguar KQZ, ku urdhëron respektimin e  plotë të heshtjes zgjedhore.

Sipas KQZ, subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale. Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, thuhet në njoftim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button