Berishës i hiqet masa e arrestit, Baçi: Ishte padrejtësi ndaj Berishës dhe ndaj gjithë opozitës
Ditën e sotme, i ftuar në studion e lajmeve “Ora News”, ishte deputeti i PD, Luan Baçi, i cili shprehu se Sali Berisha është hetuar, sulmuar dhe akuzuar si lider i opozitës dhe jo si Sali Berisha.
“Komenti im, si i çdo demokrati të thjeshtë, komenti i çdo demokrati qëndrestar, që e ka quajtur që në krye të herës, një padrejtësi të madhe që është bërë ndaj PD, ndaj opozitës, ndaj pluralizmit dhe demokracisë, jo thjesht ndaj Sali Berishës. Patjetër që në rradhë të parë është një padrejtësi ndaj Sali Berishës, si individ, si personalitet, por nuk është padrejtësi vetëm për atë, është një padrejtësi për opozitën dhe për Partinë Demokratike për arsye se Sali Berisha është sulmuar akuzuar është hetuar si lideri i opozitës dhe jo si Saliu. Qëllimi ka qenë zhbërja e opozitës”, u shpreh Baçi.