BERZH: Rritja ekonomike 3.5%, projeksioni pozitiv edhe për 2025, superleku ndikim në eksporte
Zbatimi më i shpejtë i reformave Strukturore të mbështetura nga Plani i BE për rritjen e Ballkanit Perëndimor, do të nxisë rritjen ekonomike të Shqipërisë, projekton Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në raportin e perspektivës ekonomike rajonale, BERZH parashikon që ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.5 % për vitin 2024 dhe 3.7 % ne 2025.
Megjithate BERZH nënvizon një faktor negativ qe ka ndikuar ne ekonominë shqiptare, mbiçmimi i lekut dhe kërkesa e dobët nga jashtë kanë ndikuar në uljen e eksporteve me gati 30%.
Ne 6 muajt e parë të këtij viti rritja ekonomike rezultoi në 3.6% e nxitur nga shërbimet, dhe ndërtimi ndërkohë që prodhimi i industrial dhe ai bujqësor kanë shënuar rënie.
Sipas analizës së bërë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor rritja ekonomike u ngjit në nivelet e 3.7% në gjysmën e parë të këtij viti nga 2.5% që ishte po në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për këto vende deri në fund të vitit pritet një rritje me 3.4% dhe në 2025 me 3.7%
Sipas Berzh Kosova pritet te kete rritjen me te madhe ne rajon me 4% dhe te ruaje po të njejtin nivel deri ne 2025.
Nga ana tjeter ekonomia e Serbisë dhe Malit te zi pritet te kene nje rritje me 3.8% ndjekur nga Bosnja-Hercegovina 2.8% dhe Maqedonia e Veriut me 2.2%.