AKTUALITETSTAR CHANNEL

Besimtarët myslimanë në Fier kremtojnë Fiter Bajramin

Pas një muaji agjërimi dhe përkushtimi, besimtarët myslimanë në Fier u mblodhën sot në orët e para të mëngjesit për të falur namazin e Bajramit në xhaminë e qytetit. Ceremonia fetare u zhvillua në një atmosferë paqeje dhe solidariteti, ku qindra besimtarë u lutën për shëndet, begati dhe harmoni në familjet e tyre.

Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli, mbajti një mesazh para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e respektit, dashurisë dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit. Ai e cilësoi njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti dhe i ftoi të gjithë të falin sa më shumë mirësi dhe solidaritet në shoqëri.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Festa e Fiter Bajramit shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe është një moment reflektimi dhe gëzimi për të gjithë besimtarët.

Fieri Web ju uron Gëzuar Fiter Bajramin! Paqe dhe mirësi për të gjithë!

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button