FIERI YNË TV

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” nderon lexuesit më të mirët të vitit 2023 (FOTO)


Për të tretin vit radhazi Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” në qytetin e Fierit organizoi ceremoninë e vlerësimit të lexuesve më të mirë për vitin 2023.
E kthyer tashmë në një traditë të bukur jashtë kornizave institucionale, për ti dhënë një ndjesi miqësore dhe familjare, kjo veprimtari synon afrimin gjithnjë e më shumë të lexuesve të grupmoshave të ndryshme sa më pranë librit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

E konceptuar në formën e një bashkëbisedimi artistik dhe kulturore stafi i bibliotekës ishin kujdesur në detaje që gjithçka të zhvillohej në atmosferën e gëzimit dhe shkëmbimit të ideve, mendimeve por edhe pasurimit me çaste të veçanta artistike të përcjella nga aktorja e Teatrit Kombëtar Lujteja Bitir, aktorët e teatrit “Bylis” Kladi Marku, Andri Çelibashi, shkrimtari Arben Velo, Odise Plaku i njohur për kontributin e tij në drejtim të letërsinë në poezi, prozë, por edhe në dramën për fëmijë e të rritur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”


Në këtë takim e pranishme drejtuesja e Drejtorisë së Artit dhe Kulturës znj. Adriana Mile ka falënderuar stafin e bibliotekës për punën plot pasion me botën e librit si dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkisë së Fierit për të mbështetur çdo iniciativë që është në dobi të kësaj sipërmarrje me rëndësi të veçantë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”


Duke qenë se ky vit ishte cilësuar si “Viti jubilar i shkrimtarit të mirënjohur Jakov Xoxa”, biblioteka ka vlerësuar me “Çmimin e veçantë Jakov Xoxa” prof. Dr. Bardhosh Gaçe, vepra e të cilit cilësohet si një krijimtari me vlera të mëdha letrare, eseistie, publicistike apo në vepra studimore si: studime etnokulturore (albanologji), monografi, antologji, lektura si dhe i dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Plot me emocione është mbartur ceremonia e ndarjes së çmimeve të lexuesit më të mirë të këtij viti, ku të vlerësuarit kanë reflektuan në shprehjen e mendimeve të tyre, emocioneve të çastit në ligjërime të spikatura, me fjalë të përzgjedhura me kujdes dhe plot hijeshi, një pasqyrim real i bagazhit jetësor të përfituar pikërisht nga bota e leximit.


Çfarë dhe si duhet të afrohet lexuesi drejt librit? Kësaj pyetje të vlerësuarit me çmime kanë ofruar eksperiencat e tyre me shokët dhe shoqet e klasave, por jo vetëm, duke sjellë përpjekjet e tyre për t’u larguar nga kompjuteri apo celularët për aq kohë që ata nuk janë të nevojshëm për përdorim. Libri ka magjinë e tij të veçantë ka qenë shprehja mbizotëruese nga të gjithë të të përzgjedhurit e vitit si lexuesit më të mirë të këtij viti.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Në këtë ceremoni lexuesit janë vlerësuar sipas ndarjes së mëposhtme: Sektori i Librit Shqip, Çmimi I, Ritjon Mone; Sektori i Librit për Fëmijë, Çmimi I, Kaltra Çami; Sektori i gjuhëve të huaja, Çmimi I, Alion Hasani. Ata janë vlerësuar jo vetëm me certifikatat përkatëse, por edhe dhurata të përgatitura me ketë rast.


E gjithë tabloja e kësaj ceremonie është pasuruar me copëza artistike dhe të përzgjedhura nga nxënësit e pranishëm apo dhe krijimet e tyre letrare që e zbukuruan këtë çast festiv.
Tashmë në filozofinë e punës së stafit të Bibliotekës Publike “Dritëro Agolli” është gjeta e rrugëve dhe përdorimit i sa më shumë mjeteve efikase për të forcuar, lidhjen mes saj dhe lexuesit.


Është për tu përgëzuar fakti që puna e kësaj bibliotekë në mënyrë të vazhdueshme ka qenë e vlerësuar dhe nga Ministria e Kulturës së vendit tonë.

/FieriWeb.com

Related Articles

Back to top button