FIERI YNË TV

Biblioteka Publike e Fierit prezanton lexuesit me te mire te vitit


Miq të mirë libra, çaj, verë e ngrohtë, tinguj të bukur dhe surpriza plot dashuri!
Kështu ishte takimi ynë i fundvitit me ata që na motivojnë çdo ditë në punën tonë; lexuesit më të mirë të Bibliotekës!

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve e ftuar speciale ishte aktorja e njohur e artit skenik shqiptar Ema Andrea, e cila dhuroi çaste të paharrueshme për të gjithë, po u shpreh se takimi ishte po aq mbesëlënës dhe për të. Në një duet vargjesh me aktorin Klajdi Marku përcollën më të mirën e leximit; duke qenë protagonistë dhe në ndarjen e çmimeve kryesore.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”


Në emër të Bibliotekës Ema Andrea ndau dhe çmimet në sektorin e librit shqip për të rritur:
Çmimi I Jorida Mema
Çmimi II Jonida Mehmeti
Çmimi III Eriselda Metushi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shkrimtarja e njohur për fëmijë Rudina Çupi, të cilën e kemi tashmë mike të shtrenjtë, e cila ndau çmimet e lexuesve të vegjël.
Në sektorin e librit për fëmijë
Çmimi I Sibora Muçaj
Çmimi II Agnes Canaj
ÇmimiIII Mateo Pone.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo fija e hollë që ndan sot faqet e librit, qoftë autostrada juaj në jetë!”, uroi me zemër Rudina gjatë dorëzimit të dhuratave.
Përfaqësuesja e ZVA Fier Zaira Gjika theksoi rëndësinë e Bibliotekës Fier në ndihmesën e nxënësve të shkollave me lexime plotësuese, si dhe rëndësinë e të lexuarit në pasurimin e gjuhës.

Znj.Zaira ndau çmimet për lexuesit më të mirë të sektorit të gjuhëve të huaja:
Çmimi I Klea Çepele
Çmimi II Endri Yzeiraj
Çmimi III Evjona Shpata.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Theksojmë se çmimet bazohen në statistikat e shërbimit të sektorëve dhe sasinë e librave librat të huazuar përgjatë një viti. Në kohët e vështira kur mendohet se libri dhe lexuesit janë duke u pakësuar, lexuesit thonë të kundërtën; Ne e duam librin!

Një surprizë e bukur për fituesit ishte dhe dhurata e platformës online të librit Bukunist që u dhuroi nga një kartë në vlerën 2 000 lekë me të cilën mund të blejnë librat që pëlqejnë.

“Ndihem kaq mirë të vlerësohem për një që e bëj me qejf!” – këto janë fjalët e lexuesit të vogël Mateo që na ngelën në mendje. “Për mua çdo libër që marr në Bibliotekë është një dhuratë!”

Related Articles

Back to top button